Tirana-Vllaznia hap javën, ndryshon orari…

Superiorja mbylli të hënën javën e dytë të saj nga 36-të të parashikuara për sezonin futbollistik 2022-23.

Partizani pasi mundi dje me një lojë diktuese Laçin 1-0 në ‘Elbasan Arena’, figuron e vetmja skuadër me pikë të plota, 6-të. Ndonëse është vetëm fillimi të kuqtë në krye dhe Egnatia në fund (zero pikë), kanë përcaktuar ekstremet e renditjes provizore të edicionit të ri.

Ndërkaq akti i tretë sezonal do të luhet në tri ditë. Kjo javë nis të premten me klasiken Tirana- Vllaznia e parashikuar të zhvillohet në ‘Air Albania Stadium’. E shtuna servir dy duele të tjera; Erzeni-Teuta dhe Kukësi-Kastrioti ndërsa të dielën Laçi- Egnatia dhe Bylis- Partizani.

Më tej, nisur nga programimi i Departamanetit të Garave në FSHF, konstatohet se kjo javë përkon dhe me ndryshimet në orare.

Kështu, të gjitha takimet janë planifikuar të nisin me orën e re 15:00. Përjashtim bën vetëm takimi i së premtes teksa Tirana- Vllaznia luhet në 16:00.

Programi i javës së tretë (Abissnet Superiore):

E premte 16:00

Tirana- Vllaznia (‘Air Albania Stadium’)

E shtunë 15:00

Erzeni-Teuta (‘Niko Dovana’)

Kukësi-Kastrioti

E diel 15:00

Laçi- Egnatia

Bylis- Partizani /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!