Ballkani dhe Daja prekin historinë, skuadra në fazën e grupeve

Ballkani në histori. Skuadra nga Suhareka e Kosovës dhe nën drejtimin e trajnerit tiranas Ilir Daja ka prerë biletën për në grupet e Conference League. Ngjau këtë mbrëmje 25 gushti në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Në takimin e kthimit ndaj Shkupit shqiptar nga Maqedonia e Veriut ndërsa kishte fituar të vajtjes 1-2, kampionët e Superligës së Kosovës ia dolën të fitonin sërish.

Në minutën e 69′ Korenica shtyu një top për në rrjetë të cilin veç gafës së mbrojtjes shkupiane e ‘qëndisi’ dhe Rrahmani.

Surpriza e madhe kontinentale; Vaduz nga Lietenshtejni eleminon Rapidin e Vjenës.

Rezultatet e plota të ditës. Në anë të çdo dueli të dhënat e sotme, shtesat apo penalltitë. Në kllapa ndeshjet e vajtjes.

Shifrat:

AIK – Sllovaçko 0-1 (0-3)

Bazel – CSKA Sofie 2-0 (0-1)

Kluzh – Maribor 1-0 (0-0)

Tvente – Fiorentina 0-0 (1-2)

Fehervar – Këln 0-3 (2-1)

Hapoel Ber Sheva – Universitatea Krajovë 0-0, 1-1 në shtesë dhe 4-3 me penallti (1-1)

Sllavia Pragë – Rakov Çestokova 1-0, në shtesë 2-0 (1-2)

Viborg – Uest Hem 0-3 (1-3)

Viking – FCSB (Steaua) 1-3 (2-1)

Volfsberger – Molde 0-4 (1-0)

Anderleht – Jang Bojs 0-1 3-1 pen (1-0)

Ballkani – Shkupi 1-0 (2-1)

Hamrun Spartans – Partizan Bg 3-3 (1-4)

Nicë – Makabi Tel Aviv 1-0 shtesë 2-0 (0-1)

Dudelanzh – Leh Poznan 1-1 (0-2)

Sllovan Bratislava – Zrinjski Mostar 1-0 (2-1 në shtesë) 6-5 Pen (0-1)

Linfield – Rigas FS 0-0 (1-1 shtesë) 2-4 Pen (2-2)

Rojal Antverp – Istanbul Bashaksehir 1-3 (1-1)

Gil Viçente – AZ Alkmar 1-2 (0-4)

Hajduk Split – Vijareal 0-2 (2-4)

Rapid Vienë – Vaduz 0-1 (1-1) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!