Daja “bezdis”, dërgon një tjetër skuadër në grupe

Trajneri Ilir Daja la Partizanin në janar dhe dërgon Ballkanin në grupe të Conference League. “Jam i besdisshëm”, thotë pas suksesit Daja por sot do të mësojë grupin ku Ballkani pret të marrë miliona…

Nga janari i këtij viti vendosi ti bashkohet projektit të FC Ballkanit në Superligën e Kosovës. Ilir Daja tekniku tiranas 55 vjeçar la Partizanin pa thënë asnjë fjalë dhe në pak kohë i dha titullin e parë kampion Ballkanit nga Suhareka.

Dalja në Europë me turin e parë eliminator në Ligën e Kampionëve dhe eleminimi pas kohës shtesë nga Zhalgiris Vilna e Lituanisë (1-1 ,0-0, 1-0 në shtesë) bëri që kampionët e Kosovës falë formulës së UEFA-s të kalojnë në turin e dytë të Conference League.

Daja mbledh grupin dhe hedh përmers një “qarkorjeje” urdhërin për të luftuar në çdo centimetër e ndaj çdo rivali. Në radhë (me fat shorti) La Florita e San Marinos. Shifrat 0-4 dhe 6-0 për Ballkanin e dërgojnë ekipin e Ballkanit në turin e tretë. Aty ku përballen me KI Klasvik të Ishujve Faroe. Kalon me penallti (3-4) pas dy fitoreve respektive.

Më tej faza play off dhe dueli i dyfishtë me Shkupin shqiptar. Albion Rrahmani e Meriton Korenica dy gola në transfertë. Dje në ‘Fadil Vokrri’ po kjo dyshe prodhoi golin e vetëm (e nisi Rrahmani, Korenica e shtyu në rrjetë) të triumfit historik, arritjen në grupe të Conference League.

Në fund festa dhe Ilir Daja i cili përgëzon të tijtë e shpërndan ‘mesazhe’.
Të them të drejtën si trajner po e fus në thonjëza këtë, jam i bezdisshëm me kërkesat, por që ata asnjëherë nuk u mërzitën. E ndaj suksesin me gjithë Suharekën, aq më shumë me gjithë Kosovën“, ndër të tjera Daja.

Për trajnerin kjo është skuadra e dytë që dërgon aq larg në Europë. Para Ballaknit, me Dajën në timon, në grupe të Europa League ka shkuar dhe Skënderbeu i Korçës. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!