Partizani, afrimi i dytë i ditës

Partizani forcon sulmin, firmos Endri Çelaj

Tjetër afrim në radhët e Partizanit. Paraditen e sotme u zyrtarizua Mensah ndërsa pak më parë klubi prezantoi Endri Çelaj.

Sulmuesi 18-vjeçar ka firmosur për dy sezonet e ardhshme me Partizanin pas eksperiencës në Slloveni me skuadrën e Maribor. Çelaj e ka nisur me të rinjtë e PSG-së si dhe ka qenë pjesë e grupmoshave të Veronës.

Më herët në konferencën për shtyp, trajneri Kolela u shpreh se Partizani ka nevojë vetëm për një mbrojtës qendre por është një tjetër sulmues që i bashkohet klubit një ditë para sfidës me Egnatian./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!