Siti merr spanjollin e belgëve të…

Mançester Siti ka konfirmuar firmën me lojtarin e Anderlehtit dhe kombëtares së Spanjës U21, Serxho Gomez.

21-vjeçari i formuar te akademia e Barcelonës bashkohet me kampionët e Anglisë për 4 sezone me një pagesë prej 11 milionë eurosh plus bonuse.

“Të jesh pjesë e kësaj skuadre është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe diçka që çdo lojtar i ri do donte ta arrinte. Jam shumë i lumtur që Mançester Siti po më jep mundësinë të luaj për të dhe unë do të jap më të mirën time në fushë. Shpresojmë të arrijmë gjëra shumë të bukura bashkë”, është shprehur Gomez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!