Lojtari i Sitit del para Gjykatës

Gjyqi ndaj Benjamin Mendi filloi mëngjesin e sotëm. Kampioni i botës në vitin 2018 me Francën në Rusi doli para Gjykatës së Chester-it:

Ai akuzohet për 8 përdhunime, një tentativë përdhunimi dhe një sulm seksual ndaj 7 femrave të ndryshme. Francezi gjithashtu u deklarua i pafajshëm për akuzën e fundit që mori në fillim të qershorit.

28-vjeçari, i cili kishte veshur një kostum blu për seancën dëgjimore, dyshohet se ka kryer vepra penale përdhunimi ndaj shtatë grave nga tetori 2018 deri në gusht të vitit 2021. Në gjyq së bashku me të pandehurin Louis Saha Matturie.

Mbrojtësi ka luajtur për Mançester Sitin që nga viti 2017, kur ai u bashkua Qytetarëve nga Monako për një shumë prej 60 milionë euro. Së fundi, Guardiola ka ndalur së kërkuari për një futbollist në rolin e francezit pasi shpreson në lirimin nga akuzat të Mendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!