Triumf i Ballkanit, Shkupi befason Dinamon

Ballkani i Ilir Dajës ka marrë një fitore me rëndësi përballë La Floritas në San Marino. Historik barazimi i Shkupit ndaj Dinamos së Zagrebit në ‘Maksimir’

Kampionët e Kosovës të eleminuar nga turi i parë i Champions Leauge shënuan katër gola në sfidën e sotme dhe e mbyllën pa pësuar duke siguruar teorikisht kalimin në turin e tretë të Conference Leuage.

Korenica, Rrahmani 2 herë dhe Berisha ishin autorët e golave të fitores së sotme të kampionëve të Kosovës që drejtohen nga Ilir Daja.

Ndërkohë kampionët e Maqedonisë së Veriut, luajtën në turin e dytë të Champions League ndaj kampionëve të Kroacisë Dinamo Zagreb. Në të vajtjes, Shkupi mori një barazim historik ndaj të zotëve të shtëpisë në ‘Maksimir’ duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në takimin e kthimit në shtëpi.

Sakaq, Shkupi kaloi përpara por më pas vendasit barazuan dhe kaluan në epërsi. Në minutën e 89′-të vjen goli i barazimit për Shkupin duke pllakosur heshtjen në tribuna e shtangur gjigandët kroatë të Dinamos./Sara Gjidiaj/

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!