Leva pranë Barçës, e pohon Bajern…

Barcelona ka arritur marrëveshjen me Bajernin e Mynihut për të transferuar Robert Levandovskin sipas asaj që raporton vetë presidenti i klubit gjerman.

33 vjeçari ka dhe një vit kontratë me bavarezët por dëshira e tij është të largohet nga kampionët për një aventurë të re që me shumë mundësi do të jetë në Barcelonë.

Levandovski shënoi 50 gola në 46 ndeshje sezonin e fundit duke ndihmuar Bajernin të rrëmbejë titullin e dhjetë kampion.

“Është mirë që të dyja palët të jenë të kënaqura”, ka thënë presidenti i Bajernit, Hainer, duke lënë të kuptohet se tashmë Levandovski do ta ketë lejen për t’u larguar nga klubi gjerman./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!