Egnatia, tjetër afrim i bujshëm

Egnatia kryen një tjetër afrim ‘big’, firmos Atanda. Klubi nga Rrogozhina me afrimet cilësore duket se futet me pretendime të mëdha në edicionin e 84-ët të Abissnet Superiore.

Klubi i Egnatias i kryesuar nga presidenti Agim Demrozi, ka prezantuar mëngjesin e sotëm afrimin e radhës. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin nigerian, Sodiq Atanda.

28-vjeçari e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar pasi në të shkuarën ka qenë pjesë e Apolonisë dhe Partizanit, ndërsa për dy sezone ishte në Izrael me Hapoel Kfar Saba. Atanda u afrua edhe te Prishtina në Superligën e Kosovës por pa u aktivizuar…

Sic njofton klubi rrogozhinas, nigeriani është bashkuar menjëherë me grupin në Maqedoninë e Veriut për të zhvilluar fazën përgatitore.

Egnatia mbetet një ndër skuadrat më aktive të merkatos. Kujtojmë që vetëm para pak ditësh me rrogozhinasit firmosi edhe Redon Mihana, ndërsa afrimi i fundit është Sodiq Atanda./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!