Strakosha drejt Brentford

Bie pista e Junajtid, Strakosha drejt ish skuadrës së Eriksen.

Përflitej se mund të bashkohej me skuadrën e Mançester Junajtid, por Tomas Strakosha duket se do të përfundojë si lojtar i lirë te skuadra e Brentford sipas asaj që eksperti i merkatos, Fabricio Romano ka bërë me dije.

“Tomas Strakosha do të firmosë me Brentford si futbollist i lirë. Gjithçka është vendosur dhe në vazhdim pritet që lojtari të kryejë edhe vizitat mjekësore”, ka deklaruar Romano.

Portieri i kombëtares kuqezi largohet kështu pas 10 vitesh nga Lacio duke lënë pas një sezon jo shumë të qetë për të./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!