Mihana zgjedh Egnatian

Egnatia prezanton goditjen e radhës, kurbinasi firmos për 4 vite me rrogozhinasit.

Egnatia ka qënë një ndër skuadrat më aktive të merkatos deri më tani. Klubi rrogozhinas ka afruar disa lojtarë cilësorë si Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Nehar Sadiki, Abdurrahman Fangaj e të tjerë, ndërsa sot ka zyrtarizuar një tjetër blerje.

Redon Mihana ka firmosur në prani të presidentit Agim Demrozi një kontratë për katër sezone me skuadrën e Egnatias.

Sulmuesi 23-vjeçar luajti sezonin e kaluar i huazuar nga Apolonia te Dinamo, ndërsa tashmë do ta shohim në radhët e Egnatias.

Për të fituar shërbimet e sulmuesit ka shfaqur interes edhe klubi i Vllaznisë, por mesa duket rrogozhinasit janë treguar më të shkathët duke bërë pjesë të organikës së tyre sulmuesin e kombëtares së 21-vjeçarëve për sezonin e ri./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!