PSG shkarkon Poçetinon dhe emëron Galtier

Pak çaste më parë, PSG zyrtarizoi largimin e Mauricio Poçetinos dhe në vënd të tij për dy vite do të jetë trajneri i Nicës Kristof Galtier.

Klubi i famshëm francez ka zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri, Kristof Galtier. Kontrata e tij me PSG dhe Kelaifin do të jetë deri më 30 qershor 2024.

Një karrierë e pasur, si lojtar më pas, Galtier u bë trajneri i ri i Paris Saint-Germain. I njohur për ndjenjën agresive apo inatit sportiv, trajneri parizian po nis një aventurë të re si trajner.

Si futbollist, Galtier ka luajtur 343 ndeshje në fushat e Francës, një udhëtim që e ka çuar kudo. Së pari në Marsejë, më pas në Lilë, Angers, Tulouze dhe Nîmes. Më tej jashtë vendit. Në Monza në Itali, pastaj në Kinë, te Liaoning Yuandong. (Foto nga Twitter)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!