Tirana ‘zgjohet’ në Luksemburg
Bardheblutë me presidentin Refik Halili në krye ishin të parët që u ulën sot në aeroportin e Luksmeburgut.
Kampionia e Shqipërisë Tirana, për turin e parë të Champions League, do të luajë nesër në Luksemburg me vendasit e Dundelanzh.
Sipas axhendës së planifikuar, bardheblutë për takimin e vajtjes, u nisen mengjesin e sotëm (04:30) dhe pas pak më shumë se 2 orë udhëtim me çarter, delegacioni i Tiranës është ulur në Luksemburg.
Sfida do të luhet të mërkurën në orën 19:30. Paraprakisht skuadra është akomoduar në një hotel ndërsa në orën 19:00 do të ketë një seancë të lehtë përgatitore në stadiumin ku do të zhvillohet takimi.
Po sipas deklarimëve që vijnë nga kampi bardheblu, në 19:30 trajneri Orges Shehi do të dalë në konferencë për shtyp. Tekniku durrsak ka në listën luksemburgase 22 futbollistë.
Nga ana tjetër, bardheblutë do të kenë mbështetje nga disa dhjetra tifozë që me makina personale po udhëtojnë drejt impiantit ku do të zhvillohet Dundelanzh- Tirana. Pa llogaritur këto shqiptarët me banim në shtetin e vogël në mes të Europës.
Ndërkaq ndeshja e kthimitt në datën 12 korrik, ora 20:00, në “Air Albania”. Aty ku do të përcaktohet skuadra që do ecë më tej…/Sportiim.al/