Isiç, mbrojtësi i ri i Kukësit

Tarik Isiç është lojtari më i ri i Kukësit. Mbrojtësi, që sezonin e kaluar është aktivizuar në Bosnjë, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me verilindorët e Skënder Gegës.

Njoftimi:

“Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi boshnjak Tarik Isić është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 27-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojësi tha për faqen e klubit:

” Është një sfidë e re për karrierën time. Kampionati shqiptar duket shumë mirë sidomos me infrastrukturën e re e cila është shumë e rëndësishme për ne futbollistët. Jam shumë i lumtur që do të bashkëpunij me trajnerin më të mirë shqiptar, Skënder Gegën për të cilin kam dëgjuar fjalët më të mira nga Pero Pejiç.

Më ka folur edhe shumë mirë për klubin dhe për Shqipërinë kur isha duke kërkuar për më shumë informacione. Synoj dhe shpresoj që në sezonin e parë bashkë, të fitojmë të paktën një trofe për tifozë tonë. Forca Kukësi”, u shpreh Isić në fjalën e parë si futbollisti ynë. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!