Kesi firmos në Barcelonë

Mesfushori 25 vjeçar, i bashkohet Blaugranëve si lojtar i lirë. Prezantimi të mërkurën.

Frank Kesi është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në rrjetet sociale.

Kesi mbylli sezonin me Milanin dhe ka nënshkruar kontratën me katalanasit deri në vitin 2026 me një klauzolë largimi prej 500 eurosh.

Mësohet se lojtari nga Bregu i Fildishtë ka përfunduar të gjitha kontrollet mjekësore dhe do të prezantohet zyrtarisht me 6 korrik.

Pas një sezoni te suksesshëm me Milanin, duke fituar edhe Serine A (2021-22) mesfushori do të nisë aventuren e re në La Liga./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!