Babatunde prezantohet dhe prezanton…

Kurbinasit po stërviten në Elbasan, të enjten presin Iskra Danilovgrad për UEFA CL

Prej disa ditëve me skuadrën e Shpëtim Duros. Më në fund klubi ka vendosur ta mbajë lojtarin i cili vjen pas një karriere të pasur dhe disa pikëpyetjeve sa i takon kondicionit. Flitet për Majkell Babatunde, nigeriani i cili do të bëjë rolin e një të improvizuari disa metra prapa repartit ofensiv.

Laçi ka zgjedhur pikërisht afrikanin për ti veshur uniformen e re të edicionit 2022-23. Nuk dihet nëse tifozët bardhezinj do të jenë të dakortësuar me këtë ‘look’ të ri të skuadrës pasi disa herë uniforma ka ndyshuar nga ajo e “stemës” së parë.

Kësisjoi “Uhlsport” dhe Laçi, kanë nisur një bashkëpunim të ri. Atë që Babatunde ua tregon të gjithëve.

Njoftimi i Laçit:

“Micheal Babatunde është zyrtarisht lojtar i skuadrës tonë, pas hedhjes së firmës mbi kontratë. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë në të shkuarën. Ai ka pozuar sot me uniformën e re, të sezonit 2022-2023”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!