Hull City ofertë Muriqit

Vedat Muriqi e ka të garantuar karrierën sportive. Sulmuesi dardan që kur u transferua te Lacio duket se ka siguruar jo vetëm axhendën sportive në nivele të larta por dhe një bollëk eurosh që shkojnë në llogarinë e tij personale.

Kështu pas huazmit te Majorka ndërsa Muriqi shkëlqeu edicionin e kaluar në sulm, Lacio në pamundësi për ta lënë sërish në La Liga (Majroka nuk ofron paratë që kërkon ekipi i Seria A), pret ta adresojë gjetkë.

Sot, sipas mediave kosovare të cilat i referohen atyre turke, në skenë është ngjitur klubi i Championship, Hull City. Klubi anglez ka ofruar 12 milion euro për kartonin e Vedat Muriqit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!