FFK nderon njerëzit e sportit

Nderohen figura të shquara të gazetarisë sportive në Kosovë.

Nga: Gani Kosumi

Të premtën, më 19 gusht, në fushën e futbollit “2 Korriku” me përkrahje ekskluzive nga Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, u zhvillua ndeshja revyale e futbolli ndërmjet Veteranëve të Kombëtares së Kosovës dhe Gazetarëve sportivë të Republikës së Kosovës.

Kjo ndeshje u zhvillua dhe kishte për qëllim të njohjes së vlerave dhe sakrificës së gazetarëve sportivë të cilët ndër vite kanë kontribuar në promovimin dhe ndërkombtarizimin e sportit dhe në veçanti futbollin në Kosovë.

Me rastin e kësaj ngjarjeje, për gazetarët më meritor dhe kontributdhënes u ndanë mirënjohje dhe shpërblime, si shenjë falenderimi për punën e tyre profesionale për pasqyrimin e sportit kosovar ne vend dhe nëpër botë. Ata që u nderuan ishin më meritorët për informim gjatë viteve të 90-ta.

Gazetarët:

Blerim Vula, Besim Kajtazi, Gani Kosumi, Xhavit Kajtazi, Baki Berisha, Rexhep Hasani, Lulëzim Shala, Afrim Pasjaqa, Izet Gjinovci, Musa Begu, Musa Alaj, Driton Latifi, Bekim Devaja, Bekim Aliu, Fazli Berisha, Blerim Vuniqi, Agim Kasapolli.

Fotoreporterët: Ilaz Bylykbashi, Ridvan Slivova, Bedri Skënderi, Isan Salihu, Avni Kahrimani, Tarik Pagarusha, Mirsad Krasniqi.

Post Mortum: Abas Dula, Burim Hatipi, Mustafë Leci, Muharrem Bulliqi, Besim Dobroshi, Gani Ajeti, Agim Binaku, Hivzi Krasniqi,Kemal Çarkaxhiu, Avni Shabani.

Mirënjohjet i ndanë, Ismail Ajeti, Sylejman Selimi, anëtar të KE të FFK-së, Edmond Rugova, Enes Shosholli, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës. Ndërkaq gazetarët sportivë të Kosovës, falënderuan Shoqatën e Veteranëve të fubollit të Kosovës dhe FFK-në që nderuan emra të njohur të gazetarisë sportive të Kosovës të cilët me përkushtim dhe sakrificë informuan opinionin e gjerë gjatë Pavarësimit të Futbollit të Kosovës.

Veteranët e Kosovës-Gazetarët Sportivë 7:1

Në ndeshjen revyale zhvilluar në fushën e “2 Korriku”-ut ndërmjet Veteranëve të Kosovës dhe Gazetarëve Sportivë, fitorja u takoi Veteranëve të Kosovës 7:1. Loja u luajt 2 x 25 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!