Duro provon formacionin ideal, Spahiu shënues

Kurbinasit jo vetëm kanë larguar shumë futbollistë por dhe në stafe.

Kështu sot në ndeshjen testuese me Llapin fituar 2-0 me gola të Sebastjan Spahiut (34′) dhe Serxhio Ujkes (79′), Shpëtim Duro pati si ndihmës Himën ndërsa në rolin e trajnerit të portierëve u pa Blendi Baholli.

Figuron ish tekniku i portierëve të Kastriotit. Ndërkohë me gjasë së bashku me Shtamën është larguar dhe ndihmësi Noka…

Në këtë takim, Mentor Mazrekaj humbi një penallti por kjo nuk u ndie aspak te rendimenti i lojës. Skuadra ishte konkrete dhe dominoi në të gjitha drejtimet.

Duro e nisi lojën me këtë formacion:

Dajsinani; Roganoviç, Malota, Velkoski, Ziko, Vula, Spahiu, Ujka, Cucin, Zarubica, Mazrekaj.

Ndërkaq, skuadra është stërvitur me nga dy seanca në ditë ndërsa deri të shtunën kur skuadra kthehet në shtëpi do punohet me një seancë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!