Heraldi lihet i lirë nga Partizani

Mesfushori shkodran Herald Marku pritet të zyrtarizohet sot te Vllaznia. Hapi i marrë nga ish skuadra e fundit Partizani teksa sot i dha driten jeshile për ta lënë të lirë, indirekt e shpie 26 vjeçarin te kuqeblutë.

Lajmin për bashkimin e tij me shkodranët e dhanë vetë klubpritësit për mediat e interesuara.

Postimi i Partizanit:

 “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Herald Markun.

Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve duke i dhënë mundësi Markut jetë një lojtar i lirë.

FK Partizani falënderon Herald Markun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!