Laçi dhe Partizani sot shorti…

Kurbinasit edhe pse favoritë, rrezikojnë skuadra të kalibrit të vështirë. Ndryshe Partizani teksa probaliteti i shkallës së vështirësisë ëshë më pak i mundur.

Sot shorti i skuadrave shqiptare për turin e parë të Conference League. Do të hidhet në Nion Zvicer ndërsa Laçi dhe Partizani do të msojnë rivalet e përballjeve të 7 dhe 14 korrikut.

UEFA i ka ndarë 60 skuadrat në gjashtë grupe me dhjetë skuadra (grupet 1 deri në 6) në përputhje me renditjen e koeficientit të klubit të vendosur në fillim të sezonit. Brenda secilit prej gjashtë grupeve, skuadrat ndahen në një numër të barabartë skuadrash të ndara dhe të pambajtura.

Laçi:

Kështu Laçi është pozicionuar në Grupin 2 të skuadrave favorite së bashku me KuPS (Finlandë), Mura (Slloveni), Liepaja (Letoni) dhe Zhalgiris (Lituani).

Por rëndësi merr fakti se më kë përballet skuadra bardhezi në këtë edicion të nëntë të saj në Kupat e Europës. Në grupin e skuadrave jo favorite janë:

Sfintul Gheorghe (Moladvi), Ruzomberok (Sllovaki),Dila Gori (Gjeorgji) Gjilani (Kosovë) dhe Iskra Danilovgrad (Mal i Zi)

Vështirësia:
Laçi duhet të evitojë Ruzomberok dhe Sfintul. Por dhe Dila Gori paraqet vështirësi.

Partizani:

Nis si favorite edhe Partizani i vendosur te Grupi 5 bashkë me Shëndijën e Ttovës, Dinamo Minsk, Tre Pene dhe Petrocub. Në vazon e skuadrave që pritet të peshkohet rivali i të kuqëve janë skuadra si:

Saburtalo (Gjeorgji), Floriana (Maltë), Ararat Jerevan (Armeni), Tuzla (Bosnje -Hercegovinë) dhe Deçiç (Mal i Zi).

Vështirësia:

Partizani do duhet të evitojë Saburtalon ekipin gjeorgjian jo vetëm për largësinë por dhe forcën që ka kjo skuadër kaukaze. Tuzla dhe Deçiç nuk duhen nënvletësuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!