Ekuadori në ‘Katar 2022’, Kastiljo del ‘ekuadorian’

Ekuadori ruan vendin e tij në Kupën e Botës që starton në nëntor në Katar. Kjo pasi gjykata e apelit e FIFA-s, hodhi poshtë ankesën e Kilit duke akuzuar rivalët se kishin vënë në fushë një lojtar që nuk mund të ishte.

Organi më i lartë botëror ka dalë në përfundimin se nuk mund të mbështetej procesi gjyqësor ndaj Byron Kastiljos. Futbollisti i akuzuar se është kolumbian, zhvilloi 8 takime gjatë eliminatoreve.

Në fakt, kilianët kishin treguar se kishin dokumente që vërtetonin se mbrojtësi ishte kolumbian. Nëse ekuadorianët do kishin humbur në FIFA, Kili do të ngjitej në vendin e 4-të në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe do të merrnin pjesë në Katar 2022.

Megjithatë, mundësia për t’iu drejtuar CAS-it mbetet ende një mundësi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!