Sot/ U21 e Bushit ndaj Anglisë për …nder

Kuqezinjtë e vegjël rrezikojnë të mbyllin të parafundit në Grupin B

Shqipëria U21 do të zhvillojë dy sfidat e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2023 ndaj Anglisë dhe Kosovës.

Larg dy vendeve të para, skuadra aktuale, në radhët e së cilës ka disa futbollistë cilësorë, duket se e ka mendjen thjesht te pozicioni përfundmtar në grup. Pas Anglisë, Shqipëria në 13 qershor do presë Kosovën në aktine fundit kualifikues.

Ndërkaq sot në Chesterfield (Angli) Shqipëria U21 e teknikut Alban Bushi do të duhet të përballojë një mbrëmje të vështirë futbollistike.

Kuqezinjtë në ndeshjen e parafundit eliminatore në Grupin B të Euro 2023 (Gjeorgji & Rumani) do sfidojnë Anglinë e cilësisë shumë të lartë e cila kryeson në tabelë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!