Pesë ndeshje pa tifozë, por 36 mijë gati për Anglinë në Budapest

Liga e Kombëve do të nisë sot me ndeshjet e para për disa kombëtare. Me mjaft interes pritet dueli në ‘Pushkash Arena’ ndërmjet Hungarisë dhe Anglisë në program në orën 18:00.

Pavarësisht ndalimit të publikut vendosur nga UEFA për shkak të incidenteve të përsëritura dhe thirrjeve raciste, sanksionuar nga UEFA dhe FIFA, Hungaria duhet t’i luajë pesë ndeshjet e ardhshme në shtëpi me dyer të mbyllura.

Por, siç e ka rregullorja e UEFA-s, ajo mund të lejojë akses për fëmijët nën moshën 14 vjeç, të shoqëruar nga një i rritur për çdo 10 të rinj. Një mënyrë për të ndjekur ndeshjen edhe për 4 mijë të rritur…

Fakti që dy tifozeritë kanë kujtime të hidhura dhe prania e 36 mijë tifozëve vendas pritet të shoqërojë me emocione këtë takim të Ligës A. Itali-Gjermani është supersfidatjetër e kësaj Lige.

Programi për sot:

Liga A:

Hungari- Angli 18:45

Itali- Gjermani 20:45

Liga B:

Armeni-Irlandë 15:00

Finlandë- Bosnje&Hercegovinë 18:00

Mal i Zi- Rumani 20:45

Liga C:

Lituani- Luksemburg 18:00

Turqi- Ishujt Faroe 20:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!