Hungaria thyen Anglinë me fëmijë në shkallë

Pavarësisht sanksionëve nga UEFA e FIFA për shkak të incidenteve të përsëritura dhe thirrjeve raciste, Hungaria (pesë ndeshje pa tifozë), sot për Ligën A Grupi 3 të Nation League, arriti të gjëjë një ‘nen’ për të luajtur ndaj Anglisë me tifozë specialë.

UEFA dha akses për fëmijët nën moshën 14 vjeç, të shoqëruar nga një i rritur për çdo 10 të rinj. Një mënyrë për të ndjekur ndeshjen edhe për 4 mijë të rritur…

Në fushë Hungaria u shfaq e barabartë me anglezët të cilët bënë fare pak për ta fituar këtë ndeshje. madje pas një penalltie të shndërruar në gol nga Sobozslai në të 66′ skuadra maxhare fitoi tri pikë.

Ndërkohë janë luajtur edhe Finlandë-Bosnje & Hercegovinë 1-1, Armeni- Irlandë 1-0 dhe Lituani- Luksemburg 0-2.

Në mbrëmje ndeshjet e tjera të ditës.

Liga A:

Hungari- Angli 1-0

Itali- Gjermani 20:45

Liga B:

Armeni-Irlandë 1-0

Finlandë- Bosnje&Hercegovinë 1-1

Mal i Zi- Rumani 20:45

Liga C:

Lituani- Luksemburg 0-2

Turqi- Ishujt Faroe 20:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!