Kosova nis me tri pikë

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C së bashku me Qipron, Irlandën e Veriut dhe Greqinë.

Nations League Liga C, Grupi 2 nis perfekt për Kosovën e cila në Laranka të Qipros mundi vendasit në shifrat 0-2. Debutimi në sfidën zyrtare për Alen Zhires domëthënës.

Dardanët me formacion më të mirë pas një pjese të parë të kujdesshme, në të dytën ia dolën të imponohen e të krijojnë mundësi të shumta goli. Ata erdhën ndërsa për Kosovën realizuan Valon Berisha 65′ dhe Edon Zhegrova 78′.

Sakaq në 18:00 po për Nations, u luajtën edhe ndeshjet Bullgari- Maqedoni e Veriut 1-1, Gjeorgji- Gjiblartar 4-0 dhe Estoni- San Marino 2-0. Takimet e tjera të ditës nisin në 20:45/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!