Lajme sportive shkurt-gjatë…
Roma-Fejnord sot në 21:00 në Arenën Kombëtare për UEFA Conference League ka mbjatur larg lajmet e tjera sportive, mjaft të rëndësishme në vend.
Kështu nesër do të luhet akti i fundit i Abissnet Superiore me filim orën 17:00. Aty ku veç Tiranës, Laçit dhe Partizanit me shumë mundësi (mban peng Kupa) do të mësohet edhe skuadra e katërt me një biletë europiane.
Ndërkaq është përcaktuar dita dhe ora pasi vendin e percakton rregullorja i ndeshjes Play Out Egnatia- Korabi. Do të luhet në Rrogozhinë në 31 maj ora 17:00. Fituesi merr vendin e fundit të Superiores 2022-23.
Me mjaft bujë vjen edhe afimi si aksioner i lezhjanit Gjidodaj te Dinamoi cili do të ketë 49% të akisoneve. Partner me Bardhin.
Klubi i Çelsit në Angli i jep fund hamendësimëve për shitjen e klubit.Qeveria ka lëshuar një licencë të veçantë për shitjen e bluve dhe kalimin e pronësisë nga Roman Abramoviç, te Tod Behli.
Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi janë 4 skuadrat e licensuara nga FFK për garat kontinentale të UEFA-s.
Për herë të parë në histori (2022-23) në Seria A do gjykojë një arbiter femër. /Sportiim.al/