Shpërthen Xhaka: Të paaftët në shtëpi

Humbi ndaj ‘Qymyrxhinjëve” Arsenal thuajse jashtë Champions…

Shpërthen Granit Xhaka. Futbollisti shqiptar me pasaportë zviceriane u shfaq i zhgnjyer pas humbjes së Arsenalit të tij me Njukasëll të hënën 2-0.

me shumë mundësi Topçinjtë’ pas dy humbjeve radhazi dhe një ndeshje të vetme për të luajtur e kanë humbur pozicionin që të dërgon në Ligën e Kampionëve. Rivali Totenhem luan javën e fundit ndaj Noruiç (rrëzuar) ndërsa Xhaka me shokë pret Evertonin e etur për pikë.

Xhaka ndër të tjera:

Nuk e di pse nuk po bëjmë atë që kërkon trajneri për ne. Nëse dikush nuk është gati për këtë lojë, qëndroni në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha juaj. Nëse jeni nervoz, qëndroni në stol ose qëndroni në shtëpi. Ju duhet që njerëzit të kenë topat për të ardhur këtu dhe për të luajtur.

Ndihemi shumë të zhgënjyer për njerëzit që erdhën këtu. Nuk bëmë atë që ishtenë plan duke mos e dëgjuar trajnerin. Ajo që ndodhi ishte një paraqitje katastrofike… Nga minuta e parë deri në të 90-ën nuk e meritonim të ishim në fushë”, Xhaka.

Diferenca aktuale Totenhem- Arsenal ndahet me 2 pikë/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!