Pogba merr ofertë nga Juve, në Paris e duan…

Mediat pertej Adriatikut njoftojnë se Juventus i ka ofruar futbollistit të Mançester Junajtid Pol Pogba një kontratë trivjeçare.

Francezi më parë ka veshur fanellën bardhezi për 5 edicione me gjigandët e Seria A por më pas nga sezoni 2017-18 aventura e mesfushorit u lidh me Djajtë e Kuq.

Kësisoji, rikthimi i Pogbasë pas largimit të Diabala dje, vertitet te vlera e 7.5 milionë euro në sezon.

Me kontratën që i skadon në fund të edicionit, tani pritet vetëm përgjigja zyrtare e Pol Pogbasë. Për tu evidentuar, lojtari francez së fundi është lakuar fort për një bashkim te PSG në Paris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!