Fiton Liverpul, titulli vendoset javën e fundit

Aston Vila me një trajner ikonë të Liverpulit si Stiven Zherard luan në Etihad javën e fundit ndaj Sitit. Reds kanë shanse për titull…

Premier League do të vendoset në javën e fundit. Kjo falë Liverpul-it, i cili mundi Southampton-in 2-1 jashtë fushe dhe ka vetëm një pikë prapa Mançester Sitit të Pep Guardiolës.

Redmond shënon për vendasit në të 13′, Minamino dhe Matip përmbysin rezultatin dhe i japin një tjetër sukses skuadrës së Jurgen Klop, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi FA Cup duke i dërguar në dy trofet në ishull brenda një sezoni.

The Reds me një formacion të improvizuar ia del edhe ndaj ekipit të Brojës për të shkuar me një shans të vogël për fitimine titullit në javën e fundit. mançester Siti-Aston Vila dhe Liverpul-Ulverhampton janë ndeshjet e dy skuadrave kryesuese të cilat ndahën me një pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!