Bastianini lideri ‘privat’ i MotoGP

Spktakolar në Çmimin e Madh të Le Mansh në Francë. Piloti italian me Gresini arrin triumfin e tretë sezonal.
Piloti nga Rimini, 24 vjeçari Enea Bastianini, me ‘Dukati Gresini’ këtë pasdite fitoi GP-në e Le Mansh të Francës në një garë me 17 xhiro.
Ajo filloi me një sprint perfekt nga Peko Banjaia por në fund i pari mbërriti piloti që edicionin e kaluar nisi garimin në motorrët e nivelit të lartë. Garë për tu harruar edhe për kampionin në fuqi Fabio Kuartararo.
Francezi kishte shansin të festonte me publikun e tij të shumtë por gjatë garës u pa inferior ndaj kreut i cili u sulmua kryesisht nga italianët.
Kësisoji me disa pilotë në ‘zhavor’ gara e 7 sezonale shkoi permes emocioneve drejt fundit. Aty ku Bastianini gjëndet në gjysmë sekonde nga lideri Banjaia. Nëntë xhiro në fund: Bastianini i ndjekur nga Banjaia dhe Miler.
Parakalim dhe kundërparakalim mes Banjaia dhe Bastianini. Në fund dorëzohet Banjaja teksa rrëzohet ndërsa numri 23 Bastianini pret i pari vijën e finishit. Pas tij Xhek Miler ndërsa Aleks Espargaro i ndjekur nga Kuartararo mbyll i treti.
Pas 7 garave të Botërorit 2022 në MotoGP, lista e pilotëve kryesohet nga Kuartararo me Yamaha me 102 pikë i ndjekur nga Aleks Espargaro i Aprilia 98 dhe Enea Bastianini i Dukati Gresini me 94 pikë./Sportiim.al/