Tërhiqet Mark Markez, dy debutues në pole position
Nuk ka paqe për Mark Markez. Spanjollli i Honda-s pas dëmtimit të rëndë të pësuar në Herez në vitin 2020 do të detyrohet t’i nënshtrohet sërish një operacioni për të zgjidhur përfundimisht problemin në krahun e djathtë që e mban peng prej dy vitesh.
Ka qenë vetë tetë herë kampioni i botës i cili ka deklaruar se do t’i nënshtrohet operacionit këtë javë, duke e mbyllur kështu sezonin herët.
Operacioni i katërt i planifikuar, në fakt kërkon të paktën pesë muaj rikuperim, me “Cabroncito”-n, i cili për këtë arsye do të detyrohet t’i japë lamtumirën pistës para kohe.
Ndërkaq gara e tetë e Botërorit 2022 do të zhvillohet sot në pisten e Mugelos Itali. Nga vendi i parë do të niset në mënyrë surprizë piloti italian Fabio Di Xhanantonio i Dukati Gresini.
Dy italianë të tjerë ndjekin. Ata janë Marko Bezeki dhe Luka Marini.