Inter fiton Kupën e Italisë, Juve bie në shtesë

Kupa e Italisë në Olimpico’: Juventus- Inter 2-4 (2-2 në 90′) (Aleks Sandro 50′, Vlahoviç 52′ / Barela 7′, Çalhanoglu 80′ (p), Perisiç 99′ (p), 102′)

Finale spektakolare mes Juves dhe Interit sot në Romë. Në finalen e luajtur në 21:00 dhe e drejtuar nga Paolo Valeri, të dyja skuadrat e kërkuan me insistim trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.

Fillimisht hapi Barela për Interin me një supergol në të 6-ën ndërsa me fillimin e së dytës vijnë dy gola bardhezi në 2 minuta. Barazoi Aleks Sandro në të 50′ dhe më pas Vlahoviç (52′) me dy tentativa mposhti Handanoviç për përmbysjen e madhe.

Mirpo Inter ende se kishte thënë fjalën e tij. Në të 80′-ën Çalhanoglu godet në skajin e sipërm një penallti duke barazuar e dërguar në shtesë.

Aty skenën e merr kroati Ivan Perisiç. Anësori shënon me penalltinë e dytë në favor të zikaltërve (99′) ndërsa në të 102′-ën shënon një supergol nga larg për 2-4 final./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!