Finalja e Kupës/ Juve-Inter me vëmendje maksimale

Në ‘Olimico’ pritet të këndojë Arisa. Mungon Presidenti i Italisë Matarella por do jetë kreu i FIGC Gravina. Në zonën VIP edhe Mançini, Lipi, Toti e ish trajneri kuqezi Kristian Panuçi.

Juventus- Inter për finalen e Kupës së Italisë do të jetë kryesfida europiane sot në program për tu luajtur në Olimpico të Romës me fillim orën 21:00.

Ndonëse dy nga klubet e mëdha në Apenine kanë numra të lartë sa i takon fitimit të trofeve, një përballje e tillë në Kupë vjen pas 57 viteve.

Për bardhezinjtë kjo figuron finalja e 21-të ndërsa Inter 10 më pak,11-të. Ndeshja e sotme, i 259 -ti në radhë, i gjen dy sfidanët e ndërsjelltë në pozita të ndyshme pasi Juve ndyshe nga vitet e fundit ka siguruar vetëm biletën Champions ndërsa zikaltërit janë ende në garë për fitimin e titullit kampion në Seria A.

Kjo finale pritet të ndiqet nga një numër i lartë tifozësh dhe do të gjykohet nga 43 vjeçari Paolo Valeri./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!