Fitoi Kupën, ‘lajthit’ Brozoviç
Skuadra e Interit festoi çmendurisht fitimin pas 11 viteve të Kupës së Italisë.
Pasi triumfoi me Juven 2-4 (pas kohës shtesë, i gjithë kampi zikaltër nuk u përmbajt duke nisur me mësymjen në fushë (Olimpico, Romë), trofeun nëpër duar, festën publike me tifozët por dhe në ‘Pub’-e gjatë natës.
Sidoqoftë një foto e publikur në Twitter me festë të shfrenuar pas triumfit të portierit 39 vjeçar Aleks Kordaz dhe mesfushorit 29 vjeçar kroatit Marselo Brozoviç me birrë dhe cigare, ka bërë xhiron e “botës”.