Gjyqtari “ha plumb” në fushë

Oscar Antonio Pérez, 48 vjeç, një gjyqtar futbolli në ligat e ulta në Argjentinë merr dy plumba nga një agresor gjatë një ndeshje që po luhej në Tucuman. Ai u shtrua në spitalin Padilla për një plagë serioze në pjesën e shpinës.

Situata si pas aturiteteve e përmirësuar. Por dhe vetë djali i tij raportoi se i ati iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për heqjen e plumbit. Ai deklaroi gjithashtu se “është shumë mirënjohës për mbështetjen që mori nga njerëzit që u vunë në dispozicion” pas incidentit të ndodhur në Las Canas.

Facundo Pérez, djali i Oscarit, raportoi se operacioni i babait të tij shkoi mirë dhe ai po shërohet. “Operacioni i babait tim ishte i suksesshëm, për fat të mirë predha mund të hiqej pa asnjë problem. Jam i kënaqur me punën që kanë bërë mjekët”, tha ai në një intervistë radiofonike për LV12.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!