Fitorja e parë sezonale për Banjaja, Markez feston me tifozët

Françesko Banjaia fiton GP-në e Spanjës, në raundin e gjashtë të garës MotoGP mbajtur sot në Herez. Piloti italian, i cili arrin podiumin e parë të vitit 2022, lë prapa në një garë impresionuese pilotin Fabio Kuartararo me Yamaha dhe Aprilia-n e Aleks Espargaro që erdhi i treti.

I katërti Mark Markez i ndjekur nga Xhek Miler, ndërsa Bastianini i 8-ti pas Mir dhe Nakagamit. Edhe një e diel tjetër për t’u harruar për italianët Morbideli (15) dhe Doviziozo(17).

Pas 6 garave kryeson Fabio Kuartararao me 89 pikë i ndjjekur nga Aleks Espargaro me 82

Pas garës:

Kuartararao vendi i 2:

“Garë e vështirë, Peko bëri garë super. E tentova ta kaloja në fillim por kishte ritëm të jashtëzakonshëm. Nuk mund të frenoja ashpër. Ishim të dy të shpejtë, e shijova në maksimum.”

Banjaja vendi i 1:

“Ditë shumë e bukur. Në fillim të sezonit pata probleme. Luftova në Portimao për të gjetur vetën. Sot ia dolëm, bëmë punë të madhe, dua të falenderoj ata që më rekuperuan problemin tim në supe. Përshendes familjen që me ndjek nga ekrani. Një superfitore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!