Gara e Herez, Banjaja niset i pari

Pas pak në cirkun e Herez në Spanjë (14:00), gara zyrtare e MotoGP. E gjashta në radhë e Botërorit 2022.

Në këtë cirkuit të permasave moderne dy vite më parë figuroi fatale për Mark Markez i cili pësoi një dëmtim të rëndë duke vendosur në pikëpyetje karrieren sportive të 8 herë kampionit të botës.

Sot pas provave zyrtare të së shtunës radha e nisjes i takon italianit të Dukati-t Françesko Banjaja.

‘Pole position’ me kohën 1’36” 170 për italinin ndërsa fill pas tij do të niset Fabio Kuartararo fituesi i garës së fundit dhe kampioni i botës në fuqi me Yamaha.

Aleks Espargao niset i treti me Aprilia. Për spanjollin Mark Markez vendi i 5-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!