PSG një pikë larg titullit, Ramos goli i dytë

Sipas mediave franceze, të gjithë lojtarët argjentinas të PSG-së do të largohen.

Risia e sotme në Ligue 1 të Francës ishte goli i Serxhio Ramos me bluzën e PSG-së (në fakt i dyti sezonal).

Mirpo për të hapur shampanjën e titullit në Francë, Parisi i yjeve Mesi, Mbape, Nejmar,etj duhet dhe një ‘gjysmëpike’. Ishte një gol i Marsejës (e dyta) në fund të takimit të saj me Nantë (3-2) që shtyu festën nën kullën Eifel.

Për statistikë, parisienët fituan 3-0 ndaj Angers jashtë me Mbape (28′), Serxhio Ramos (47′) dhe Markuinjos (77′). Gjithësesi, Marseja me -15 pikë me pesë ndeshje për tu luajtur mban peng PSG vetëm nga diferenca e golave më të mirë të ekipit të Sampaolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!