Pele rikthehet në spital, gjëndja stabile

Pele është shtruar sërish në spital. Sipas ANSA , 81 vjeçari që nga e hëna gjëndet në Sao Paulo për të kryer një nga kontrollet rutinë mujore të trajtimit të kancerit të zorrës së trashë të zbuluar shtatorin e kaluar.
“Shëndeti i Edson Arantes do Nascimento është i mirë dhe i qëndrueshëm dhe ai pritet të largohet nga spitali në ditët e ardhshme”, tha në një deklaratë nga Spitali në Sao Paulo, Albert Einstein.
Pele duhet të vizitojë klinikën të paktën një herë në muaj për t’iu nënshtruar analizave dhe për të vazhduar trajtimin për kancerin e zorrës së trashë./Sportiim.al/