Siti kualifikim me vuajtje, gjën Realin

Janë zyrtare dy gjysmëfinalet e Champions League 2021/22.

Liverpul-Benfika mbyllet 3-3 ndërsa pas 3-1 në të vajtjes, skuadra e Klop kalon në gjysmëfinale të Champions League. Vendimtar sot 2 gola të Firminios dhe një tjetër shënuar nga Kaonte. Reds tani kanë edhe rivalin e ri ai ka emrin Vijareal.

Ndërkohë në ‘Wanda Metropolitano’ Atletiko Madrid bëri për ‘ujë të ftohtë’ Maçnester Sitin e Pep Guardiolës

Edhe pse përpara shkoi Siti falë fitores në takimin e parë 1-0 sot në barazimin pa gola në Madrid skuadra e Simeones ka mbajtur për gjatë gjithë kohës në presion ‘qytetarët’.

Në fund tensioni prezen dhe arbitri që pasi ndëshkon me të kuqe Felipe, shton 9 minuta lojë dhe lejon 12. Real Madrid-Siti përballja tjetër gjysmëfinale.

Kështu, janë zyrtare dy gjysmëfinalet e Champions League 2021/22. Ndeshjet e para do të luhen më 26/27 prill dhe ndeshjet e kthimit më 3/4 maj.

Liverpul-Vijareal

Mançester Siti-Real Madrid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!