Reali vuan me Çelsin, Bajern jashtë Championsit

Mbrëmje spektakolare, tejet agonistike dhe shumë surprizuese dy sfidat çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndonëse Reali e kishte thuajse të siguruar kualifikmin ndaj Çelsit teksa në të vajtjes kishte fituar 1-3, në Bernabeu u deshën 120 minuta për të parë skuadrën e Madridit të priste biletën gjysmëfinale.

Me besimin se mund të përmbysnin, londinezët shënuan tri herë radhazi me Maunt, Rudiger dhe supergolin e Timo Vërner. Por kur dukej se ‘gjëma’ do kaplonte 13 herë fituesit e Champions, Luka Modriç shpik një asist nga ata që mbahen në ‘sirtar’ dhe sherben Rodrigon.

Braziliani godet fluturimshi duke shënuar e dërguar ndeshjen në shtesë. Më pas, skenën e merr Benzema i cili shënon golin e suksesit me kokë në të 96′-ën. I katërti në dy takime me blutë.

Ndërkohë Bajerni i Mynihut mbetet jashtë Championsit. Në ‘Allianz Arena’, Levandovski shënoi golin e parë në start të pjesës së dytë (52′) për bavarezët por në fund Çukueze (88′) realizoi një supergol për Vijarealin duke i dhënë kualifikimin./Sportiim.al/

Ndeshjet:

Real– Çelsi 2-3 (3-1)

Bajern-Vijareal 1-1 (0-1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!