Trajneri i Apolonisë në “Formula 1”, Kamarata…

Ish- trajneri i Dinamos dhe Apolonisë së Fierit Fabrizio Kamarata përfundon në “Formula1”. Italiani i cili u largua nga bardhjeshilët në 16 qershor 2021, humbi ‘kordinatat’ por sot ai u shfaq duke vizituar Melburnin në Australi.

Në garën për Çmimin e Madh të F1 që do zhvillohet të dielën në 07 të mengjezit me orën e Shqipërisë pritet që Kamarata 46 vjeçar, të ndjekë nga afër benjaminët e tij. Mik Shumaker dhe Ferrari, sipas postimit të ish trajnerit të Dinamos, do të jenë ato që italiani do ketë për zemer.

Postimi i Kamaratës në ‘Facebook’

“Emocione të forta në qarkun “Albert Park” në Melburn ndërsa sot isha mik i ekipit amerikan Haas F1 Team. Përpara seancave të provave të lira, pata kënaqësinë të bisedoja me pilotin premtues gjerman Mick Schumacher kampion në vitin 2020 në Formula 2, djali i Michaelit të famshëm, kampion dhe ikonë botërore të këtij sporti me adrenalinë.

Më në fund, një vizitë në vendakomodimin e Ferrarit për të shijuar shpirtin italian që jeton brenda meje.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!