F1/Verstapen-Leklerk dueli i ri, holandezi triumfi…

Duel spektakolar në pistën e Jedah të Arabisë Saudite në fazën përmbyllëse. Me problemet e Mercedes, Verstapen- Leklerk duket rivalitet i pastër i këtij Botërori

Në garën e dytë të botërorit të vitit 2022 për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, Maks Verstapen arrin të fitojë ndaj Sharls Leklerk në një finale e gjitha emocionuese.

Në fakt, gara ka nisur nën shenjën e një tjetër Red Bull-i teksa Serxhio Perez u nis i pari për të mbetur në krye deri kur në pistë pas një flamuri të verdhë të futej makina e sigurisë. Me fatin kundër ndërsa ‘pit lane’ u hap për të tërë meksikani i sapo dalë nga pit stop, pa të mbetej prapa Lekrerk, Verstapen e Sainz.

Zhvillimet në pistë u ndezën sërish në fund kur piloti i ‘kokëkuqes’ nga Principata, Sharls Leklerk, konstatoi t’i afrohej ndjeshëm kampioni i botës në fuqi Maks Vestapen.

Ndërkaq në dy xhirot e fundit provohet gjithëçka dhe pas dy parakalimëve të ndërsjellta, një tjetër flamur i verdhë (nuk lejohet parakalimi) bëri që holandezi të mbyll i pari. Fitorja e parë sezonale dhe e 21 ta në radhë për Maks Verstapen.

Sakaq Luis Hamilton u nis nga vendi i 15 dhe pasi u ngjit deri në vend të 6-të për shkak të ndalesës së detyruar në bokse mbylli i 10-ti. Podiumi u mbyll me Ferrarin tjetër, spanjollin Karlos Sainz./Sportiim.al/

Renditja grafike e 10 vendeve të para:

Immagine

(Foto Twitter)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!