Ankandi i fanellës së Maradonës? Dalma: Nuk është origjinalja

Bluza e “Dora e Zotit “dhe “Goli i shekullit”, sipas vajzës së legjëndës gjëndet gjetkë.

Fanella që Sotheby’s është gati ta nxjerrë në ankand për rreth 5 milionë dollarë nuk është ajo me të cilën Diego Armando Maradona shënoi dy golat kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986.

Sipas Dalma Maradonës vajzës së “Pibe de Oro”, fanella e ruajtur nga ish-mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, është ajo e pjesës së parë. Në vend të kësaj, Maradone i shënoi dy golat në pjesën e dytë dhe me një tjetër fanellë

“Janë dy fanella, një e pjesës së parë dhe tjetra nga e dyta. Ai nuk ka atë që ka dy golat, nuk mund të them arsyen sepse, padyshim, fanella tjetër ka shumë më tepër vlerë”, tha Dalma Maradona në një radio argjentinase.

“Bluzën origjinale nuk e ka nëna ime. E di kush e ka por nuk dua ta them për të mos e ekspozuar atë person. E vetmja gjë që mund të them se në anknad nuk po shkon fanella me të cilën babai im shënoi dy golat”, deklaroi Dalma Maradona./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!