Historike, piloti i Aprilia-s ‘pole position’

Ai që niset i pari në mbrëmjen argjentinase është Aleix Espargaro me Aprilia.

Pas telasheve me transportin në Kenia, ‘Çmimi i Madh’ i MotoGP në pisten e Termas de Rio Hondo të Argjentinës, ka gati garën e tretë sezonale.

Koha e provave u reduktua ndërsa në pole position do të jetë një nga pilotët surprizë të këtij botërori. Ai që niset i pari është Aleix Espargarò me Aprilia.

Në këtë mënyrë piloti dhe skuderia bëjnë histori në testet zyrtare të Çmimit të Madh të Argjentinës: spanjolli i jep italianëve polen e tij të parë në MotoGP, me një avantazh prej 151 të mijëtash ndaj bashkatdhetarit të tij Horge Martin (Ducati Pramac) dhe 431 ndaj italianit Luka Marini me Dukati VR46. nga Luca Marini.

Ndërkaq Pol Espargaro (Honda HRC), vëllai i vogël i fituesit të ‘pole position’, Maverik Vinjales me Aprilia-n tjetër dhe kampioni në fuqi Fabio Kuartararo do të startojnë nga rreshti i dytë. Për francezin e Yamaha vetëm vendi i 6-të.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!