MotoGP/ Aleks Espargaro, triumfi i parë në karrierë

Në xhiron e 5-të pas dy tentativave, spanjolli i Aprilias arrin të dalë në krye për të mbërritur i pari duke marrë për herë të parë në karrierë një podium të vendit të parë.

Aleks Espargaro fiton Çmimin e Madh të Argjentinës me Aprilia dhe merr kryesimin e renditjes së përgjithëshme të këtij botërori në MotoGP. Piloti spanjoll u nis i pari por deri në fund ai mbeti pas një motorri të drejtuar nga Horge Martin.

Në fund, ai triumfon me Aprilia në GP të Argjentinës, duke kaluar Horge Martin në Ducati PRAMAC pesë xhiro larg flamurit me kuadrate bardhezi duke e bërë një dite historike motoçiklizmin italian.

Spanjolli gjithashtu kërcen në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve. Në shkallën e tretë të podiumit Aleks Rins (Suzuki) ngjitet përpara shokut të tij të skuadrës Joan Mir. Rikthim i bukur për Françesko Banjaia i cili arrin të mbyllë në vendin e pestë./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!