Arrest për Ademin?

Me 6 prill janë planifikuar zgjedhje në FFK…

Sipas ‘Paparaci’ presidenti i futbollit ne Kosovë Agim Ademi është arrestuar:

“Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak çastesh është arrestuar nga Policia, raporton Paparaci.

Kështu mëson Paparaci nga burimet e veta brenda këtij institucioni.

Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

Të njëjtit, me vendim të prokurorit i është caktuar 48 orë ndalimi policor.

Ditën e sotme, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat”,shkruan kjo media

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!