Komiteti Ekzekutiv, emrat

Pas një procesi të gjatë, Armand Duka u konfirmua sot si president i Federatës Shqiptare të Futbollit me një numër të lartë votash 37 nga 43 delegatë me të drejtë vote.

Ndërkohë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore u votua edhe për Komitetin e ri Ekzekutiv.

Dy vende të sigurta kishin kreu i Shoqatës së Arbitrave dhe një nga kandidatet, Anila Basha. Paçka se Basha mori plot 35 vota.

Në përfundim të votimeve, rezultati për anëtarë të KE do të jenë: Abdyl Kuriu (38 vota), Anila Basha (35 vota), Arben Dervishaj (39 vota), Bardhyl Jera (35), Envi Hicka (30 vota), Ervin Canollari (37 vota), Gjergji Petro (34 vota), Lutfi Nuriu (39 vota), Pano Xhixho (36 vota) dhe Ylli Çekiçi (34 vota).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!