Finalja e CL në Tiranë, nis trajnimi nga UEFA dhe FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA do të organizojnë një trajnim të përbashkët me temën “Safe & Security” në kuadër të organizimit të finales së UEFA Conference League më 25 maj në Tiranë.

Bëhet fjalë për një aktivitet me pjesëmarrje të nivelit të lartë dhe drejtues institucionesh duke filluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, kompanitë e sigurisë, Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrfikës, Shërbimit të Urgjencave Mjekësore dhe Kryqit të Kuq.

Ky trajnim është në vazhdën e përgatitjeve, planeve dhe masave paraprake te ndërmarra nga UEFA, në bashkëpunim të ngushtë me FSHF-në për të mundësuar organizimin e ndeshjes finale të Conference League, me parametra maksimale sigurie dhe shërbimi, gjatë atmosferës festive që do të krijohet më datën 25 maj në Tiranë.

Pas ciklit të trajnimeve me trajnerët e shërbimit të sigurisë “steward” të zhvilluar në muajin shkurt, ky aktivitet i pasuar edhe nga trajnimi i muajit prill për Policinë e Shtetit, jep mundësinë e shkëmbimit të përvojave më të mira evropiane në fushën e menaxhimit të ngjarjeve masive të këtyre përmasave dhe garantojnë një finale festive dhe të sigurt për gjithë sportdashësit, ekipet, stafet e tyre dhe gjithë qytetarët e Tiranës.

Duke qenë se bëhet fjalë për një event të jashtëzakonshëm dhe madhështor për Tiranën dhe Shqipërinë, masat që duhen marrë nga organizatorët duhet t’i përgjigjen në nivel maksimal organizimit të kësaj finaleje të madhe./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!